• e mërkurë, 03 korrik 2024

BE-ja po vendos rregulla të reja për të mbrojtur shtresën e ozonit, duke përfshirë ndalimin e gazeve të fluorit

BE-ja po vendos rregulla të reja për të mbrojtur shtresën e ozonit, duke përfshirë ndalimin e gazeve të fluorit

Bruksel, 29 janar 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot miratoi dy rregullore që parashikojnë ndalimin gradual të emetimeve të gazrave që përmbajnë fluor, si fluorokarbonet, perfluorokarburet dhe heksafluoridi i squfurit, si dhe substanca të tjera që kontribuojnë në ngrohjen globale dhe shterojnë shtresën e ozonit.

Edhe pse legjislacioni ekzistues i BE-së, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tashmë dukshëm e ka kufizuar përdorimin e këtyre gazrave dhe substancave, rregullat e reja plotësisht do të ulin emetimet e tyre në atmosferë dhe do të kontribuojnë për kufizimin e rritjes së temperaturës globale, sipas obligimeve të Marrëveshjes parisiene për klimën.

Sipas ministrit për Mjedis Jetësor, Klimës, Higjienës, Energjisë dhe Demokracisë Pjesëmarrëse në Qeverinë e rajonit të Brukselit, Alen Maron, shumë prodhime që i shfrytëzojmë në jetën e përditshme, si frigoriferët dhe kondicionerët, funksionojnë falë "substancave jashtëzakonisht të dëmshme  që dëmtojnë mjedisin jetësor".

"Rregullat e reja që i miratuam vendosin ndalesa të qarta dhe kufizime për materie të tillë të dëmshme, njëkohësisht duke e nxitur zhvillimin e alternativave të qëndrueshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve", deklaroi Maron.

Ai falënderoi gjithashtu kryesimet e mëparshme të BE-së, Republikën Çeke, Suedinë dhe Spanjën, për atë që ai tha se ishte puna e tyre e paçmuar në harmonizimin e kësaj pjese kyçe të legjislacionit, i cili synon "ta sjellë BE-në më afër arritjes së qëllimeve të saj ambicioze klimatike".

Rregullorja e parë parashikon futjen graduale të një ndalimi të plotë të përdorimit të gazrave me bazë fluori deri në vitin 2050 në frigoriferë, kondicionerë, pompa nxehtësie, stabilimente të tensionit të mesëm dhe të lartë, shkumë dhe aerosol.

Rregullorja e dytë parashikon një ndalim pothuajse të plotë të përdorimit të substancave që shkatërrojnë shtresën e ozonit, me përjashtime rreptësisht të kufizuara, si agjentët e procesit, në kushte laboratorike dhe për mbrojtjen nga zjarri të pajisjeve ushtarake dhe aeroplanëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR