• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski - Frangesh: Mbështetje e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së

Mucunski - Frangesh: Mbështetje e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi sot realizoi takim me të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Në takim, siç kumtoi MPJ, u bë fjalë për dinamikën rajonale dhe gjendjet në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq u cek edhe nevoja për përshpejtim të proceseve eurointegruese, që është në interes të rajonit më të gjerë. Njëherit, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së, si dhe angazhimet e vazhdueshme për stabilitet dhe prosperitet rajonal.

"Në bisedime u cek se Sllovenia mbetet partnere e rëndësishme, si për zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve të jashtme politike, ashtu edhe për zbatimin e reformave, plrmes ndarjes së pëvojave të tyre për avancim të kapaciteteve administrative dhe ligjvënëse të vendit", ceket në kumtesën e MPJ-së.

Të dyja palët, bashkarisht i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve miqësore, me theks të posaçëm në këmbimin tregtar dhe rrelacionet e prëgjithshme ekonomike. ab/

Foto: МРJ

QËNDRONI TË LIDHUR