• e enjte, 04 korrik 2024

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet 30 minuta

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet 30 minuta

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka frekuentim të shtuar të automjeteve për dalje nga vendi. Koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Nga e hëna deri më 31 gusht në rrugët e vendit është vendosur regjim i përkohsh[m veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme dhe atë të premten prej orës 17 deri në orën 22, të shtunën prej orës 09 deri në orën 18 dhe të dielën prej orës 09 deri në orën 22.

Në rrugën magjistrale Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese, pesha e prëgjithshme e të cilëve tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavës, në intervalet e ardhshme - të premten prej orës 15 deri në orën 22, të shtunën prej orës 07 deri në orën 12 dhe prej orës 18 deri në orën 24 dhe të dielën prej orës 07 deri në orën 22. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR