• e shtunë, 29 qershor 2024

BE-ja e vazhdon regjimin e sanksioneve për BeH-në deri në mars të vitit 2026

BE-ja e vazhdon regjimin e sanksioneve për BeH-në deri në mars të vitit 2026

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot vendosi të vazhdojë regjimin e masave restriktive ndaj personave që me veprimet e tyre kërcënojnë sovranitetin, integritetin dhe sigurinë e Bosnje e Hercegovinës edhe për dy vjet deri më 31 mars 2026, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Me një vendim të tillë, Bashkimi Evropian do të mund të vendos sanksione kundër individëve ose subjekteve që cenojnë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin ndërkombëtar të Bosnje e Hercegovinës dhe që kërcënojnë seriozisht situatën e sigurisë në vend ose minojnë Marrëveshjen e paqes së Dejtonit.

Të sanksionuarve në këtë regjim u ngrihen pronat në BE dhe u ndalohet vënia në dispozicion e mjeteve, ndërsa personave fizikë u ndalohet hyrja në Union.

Vendimi për vendosjen e regjimit të masave restriktive në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë u mor më 21 mars të vitit 2011.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR