• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bashkimi Evropian ka shpallur Thirrje për shprehje të interesit për të mobilizuar investimet private në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka shpallur Thirrje për shprehje të interesit për të mobilizuar investimet private në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian ka shpallur Thirrje për shprehje interesi për të mobilizuar investimet private në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të mbështes zhvillimin ekonomik të rajonit dhe integrimin e tij në tregun e përbashkët të BE-së, kumtoi sot Komisioni Evropian.

Ftesa është publikuar në Samitin Adria 2025 në Mal të Zi mbrëmë, që do të thotë se kompanitë nga BE, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor janë të ftuar të dorëzojnë propozime për projekte investuese, ndërsa afati i fundit për aplikim është deri më 21 maj të vitit 2025.

Komisioni Evropian do të shqyrtojë propozimet dhe do të synojë të mbështesë projektet më të përshtatshme me politika qasëse, instrumente teknike ose financiare, ndërsa qëllimi është  t'i inkurajojë investimet private në zhvillimin e infrastrukturës, diversifikimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, si dhe integrimin në zinxhirin e vlerës së BE-së, me qëllim që të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës dhe të zvogëlohet hendeku ekonomik në përputhje me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR