Bajdeni me ndihmën e Obamës dhe Klintonit mblodhi 25 milionë dollarë rekord për fushatën e tij
- Fushata për mbledhjen e mjeteve për presidentin amerikan Xho Bajden me ish presidentët Barak Obama dhe Bill Klinton gjeneron mbi 25 milionë dollarë, shuma më e madhe e mbledhur deri tani në historinë e SHBA-së.
- Post By Sara Ademi
- 08:09, 29 mars, 2024
Uashington, 29 mars 2024 (MIA) - Fushata për mbledhjen e mjeteve për presidentin amerikan Xho Bajden me ish presidentët Barak Obama dhe Bill Klinton gjeneron mbi 25 milionë dollarë, shuma më e madhe e mbledhur deri tani në historinë e SHBA-së.
Bajdeni mbrëmë me Obamën dhe Klintonin mori pjesë në një diskutim në "Radio siti mjuzikëll holl" njujorkez, i moderuar nga udhëheqësi i "Lejt shou" (The Late Show), Stiven Kolber.
Por, ngjarja disa herë ishte ndërprerë nga demonstrantët në sallë, të cilët brohorisnin kundër politikës së Bajdenit për mbështetjen e Izraelit në luftën me Hamasin. Njëri nga demonstrantët thirri "Turp për ty Xho Bajden". Ata gjithashtu e ndërprenë edhe fjalimin e Obamës.
Demonstrantët e ndërprenë edhe pjesëmarrjen e muzikantëve Kuin Latifa, Lizo, Ben Plat, Sintija Erivo dhe Lea Mikele.
Biletat për mitingun e djeshëm parazgjedhor të Bajdenit kushtuan nga 250,000 deri në 500,000 dollarë. Disa nga donatorët kanë pozuar me presidentët, ndërsa fotot janë realizuar nga fotografja e njohur Eni Lejbovic. sa/
foto: EPA