Zelenski me video mesazh në PE bën thirrje në përfundim korrekt dhe të drejtë të luftës në Ukrainë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka bërë thirrje që t'i japë fund luftës në Ukrainë në një mënyrë "korrekte dhe të drejtë" dhe vlerësoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalojë vetë.
Bruksel, 19 në ntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka bërë thirrje që t'i japë fund luftës në Ukrainë në një mënyrë "korrekte dhe të drejtë" dhe vlerësoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalojë vetë.
Në video mesazhin në seancën speciale plenare në Parlamentit Evropian, me rastin e 1.000 ditëve nga fillimi i luftës në Ukrainë, Zelenski paralajmëroi se kontingjenti i ushtarëve koreanoveriorë në Rusi, në kufirn me Ukrainën, mund të arrijë 100.000.
"Presidenti rus Vladimir Putin ka sjellë 11.000 ushtarë koreanoveriorë në kufirin me Ukrainën. Ky kontingjent mund të rritet deri në 100.000", tha Zelenski, duke vlerësuar se Putini është i përqendruar në fitoren në luftë.
"Nuk do të ndalet më vete. Sa më shumë kohë të ketë, kushtet po përkeqësohen", tha Zelenski, duke shtuar se pa disa faktorë kyç, Rusisë "do t'i mungojë motivimi real për t'u përfshirë në negociata kuptimplotë".
Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu se "çdo goditje dhe çdo kërcënim nga Rusia duhet të përballet me sanksione të forta".
"Duheshin një mijë ditë për të reduktuar në mënyrë thelbësore dhe rrënjësore aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj duke shitur naftë. Nafta është burimi i fuqisë për regjimin e Putinit. Dhe flota e cisternave në hije është ajo që e mban atë gjallë. Për sa kohë që këto cisterna janë duke funksionuar, Putini vazhdon të vrasë", tha ai.
Zelenski theksoi se sanksionet e forta kundër Rusisë janë të nevojshme.
Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Putinin se vlerëson vetëm paranë dhe pushtetin.
"Nëse dikush në Evropë mendon se mund t'i shesë Ukrainën Moskës ose ndonjë vendi tjetër si vendet baltike ose Ballkani, Gjeorgjia, Moldavia dhe të marrë diçka në këmbim, le të kujtojë këtë të vërtetë të thjeshtë: askush nuk mund të shijojë ujërat e qeta në mes të një stuhi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t'i dhënë fund kësaj lufte me ndershmëri, drejtësi dhe së bashku", tha Zelenski.
Zelenski tha se Ukraina, e gjithë Evropa dhe partnerët ukrainas në SHBA dhe në botë arritën jo vetëm të pengojnë Putinin të pushtojë Ukrainën, por edhe të mbrojnë lirinë e të gjithë popujve evropianë.
"Edhe me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në krah të tij, Putini mbetet më i vogël se forcat e kombinuara të Evropës, tha ai, duke shtuar se "nëse mund të ndalojmë rënien e mënyrës evropiane të jetesës, atëherë sigurisht që mund ta shtyjmë Rusinë drejt një paqeje të dejtë".
"Paqja është ajo që ne duam më shumë", përfundoi Zelenski, fjalimi i të cilit u pasuar me duartrokitje në Parlamentin Evropian. mb/
Foto: EPA
1000 days together
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 19, 2024
1000 days of Ukraine
🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/o3FMIdEKZi