• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Një mijë ditë pas fillimit të agresionit rus, BE-ja premton se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Fon der Lajen: Një mijë ditë pas fillimit të agresionit rus, BE-ja premton se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ukraina mund të jetë e sigurt se mbështetja evropiane dhe perëndimore do të vazhdojë me 50 miliardë euro nga BE-ja deri në vitin 2027 dhe 50 miliardë dollarë të tjerë nga vendet e G7 dhe Unionit deri në vitin 2026, theksoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në deklaratën me rastin e 1000 ditëve nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.

"Para 1000 ditëve Rusia u përpoq të fshinte Ukrainën nga harta. Pas 1000 ditësh, Rusia dështoi në këtë për shkak të rezistencës së Ukrainës dhe sakrificës së heronjve tuaj. Sot është ditë zie, por edhe ditë premtimi. Ne ju premtojmë të qëndrojmë pranë jush për aq kohë sa është e nevojshme" ,theksoi Fon der Lajen në një video-mesazh me rastin e “1000 ditëve të rezistencës ukrainase”.

Ajo kujtoi vendimin e BE-së për të përdorur të ardhurat nga fondet e ngrira ruse për mbështetjen e prodhimit të mbrojtjes në Ukrainë dhe për të riparuar infrastrukturën e energjisë ukrainase përpara fillimit të dimrit.

"Rusia duhet të paguajë për 1000 ditët e krimeve dhe shkatërrimit", theksoi Fon der Lajeni.

Kryetarja e KE-së njoftoi edhe 65 milionë euro shtesë për të mbështetur iniciativën e zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska, për të ofruar racione shkollore për fëmijët ukrainas.

"E ardhmja e një vendi fillon me fëmijët e tij. Rusia dëshiron të vjedhë të ardhmen e Ukrainës. Këtë nuk do ta lejojmë. Dhe garantimi i të drejtës së fëmijëve për arsimim dhe ofrimin e një vakti të nxehtë në shkolla është gjithashtu një formë rezistence", shtoi Fon der Lajen.

Në mesazh ajo theksoi se dimri i ardhshëm “mund të jetë i tmerrshëm”, por se në “ditë të tilla të trazuara shfaqen miq të vërtetë”.

"Ndërsa Evropa është miku juaj u vërtetë. E dimë që një ditë, jo aq larg, do të jeni pjesë e Unionit tonë. Përparimi juaj drejt anëtarësimit është mbresëlënës, aq më tepër pasi po bëni një luftë për mbijetesë. Jam i bindur se mund të kalojmë në fazën tjetër të negociatave tona. E ardhmja e Ukrainës është në Unionin tonë. Liria juaj është liria jonë. Ndërsa Unioni jonë është shtëpia juaj. Rroftë Evropa", theksoi Fon der Lajen në mesazhin e saj drejtuar ukrainasve me rastin e 1000 ditëve pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës. qa/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR