• e diel, 09 mars 2025

Njëqind ditë të Komisionit të ri Evropian – prirje për biznes dhe pa linjë të qartë politike

Njëqind ditë të Komisionit të ri Evropian – prirje për biznes dhe pa linjë të qartë politike

Bruksel, 9 mars 2025 (MIA) - Komisioni Evropian i Ursula fon der Lajen në njëqind ditët e para të mandatit të tij, u përqendrua në dy përparësi kryesore – konkurrentësinë dhe mbrojtjen – duke lënë përshtypjen se është më i prirur drejt sektorit të biznesit, por që ende nuk ka vendosur një vijë të qartë të politikës së tij, konsiderojnë analistët nga Brukseli.

Sipas analistit politik të Qendrës së Politikave Evropiane të Brukselit (EPC), Erik Moris, duke marrë parasysh hendekun në rritje të konkurrentësisë midis Evropës, nga njëra anë, dhe Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, nga ana tjetër, është e qartë se ekziston një ndjenjë urgjence për t'u përballur me këtë sfidë, kështu që nuk duhet habitur që propozimi i parë i rëndësishëm i Komisionit të ri Evropian ishte Kompasi i konkurrentësisë.

"Pra, ky është prioriteti kryesor. Prioriteti i dytë, natyrisht, është mbrojtja dhe siguria, për shkak të situatës në Ukrainë dhe prej para do kohë agresiviteti i Administratës së Donald Trampit ndaj Evropës, që e vë në pikëpyetje arkitekturën e sigurisë së kontinentit evropian, shprehet Moris për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), anëtare e së cilës është edhe MIA.

Drejtori kryesor ekzekutiv i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), Karel Lano, megjithatë, konsideron se është ende herët për të thënë se cila do të jetë politika e re e Komisionit Evropian, megjithëse sipas lëvizjeve të saj të para, jep përshtypjen se është më e prirur ndaj biznesit, sesa ndaj ekologjisë, për shembull.

"Unë konsideroj se në përgjithësi ka një përpjekje që ky Komision të përqendrohet në temën më të rëndësishme - konkurrentësinë, ndërsa konkurrentësia do të thotë të sigurohemi që kompanitë tona të jenë më konkurrente në skenën globale. Pra, sigurisht, ka tentim për t'u përpjekur të bëhemi më miqësorë ndaj biznesit dhe natyrisht janë bërë disa propozime të para në këtë drejtim, por nëse kjo do të vazhdojë të jetë kështu, tani është shumë herët të thuhet", deklaroi Llano për ENR-në.

Ai shton se në fakt, çështja e konkurrentësisë tani është ngritur në thelbin e marrëdhënieve tregtare me SHBA-në, ekonomia e së cilës, sipas treguesve statistikorë, është shumë më konkurrente se ajo evropiane.

Megjithatë, sipas Llanos, pavarësisht konkurrentësisë së madhe, SHBA-ja ka deficit të madh tregtar dhe është pikërisht ky problem që presidenti amerikan Donald Tramp po përpiqet ta zgjidhë duke vendosur dogana për importet nga vendet e huaja.

"Por (SHBA-ja) gjithashtu ka deficit të madh buxhetor dhe borxh të madh publik, që janë shumë më të mëdha sesa në BE. Dhe tani thuhet se jemi jokonkurrent. Prandaj ju lutem, para se të flisni për konkurrentësinë, përpiquni të keni një përkufizim të mirë se çfarë është dhe çfarë doni të arrini dhe përpiquni ta bëni atë në një mënyrë shumë të hapur", theksoi Llano.

Marrëveshja e gjelbër shkon në "stend baj" (gatishmëri)

Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, Morisi shprehet se ka qenë e qartë që nga mandati i Komisionit të mëparshëm se ai mbetet të zbatohet KE-ja e re, duke u përballë me të gjitha problemet që ekzistojnë në sektorin industrial të BE-së.

"Ajo që është disi e habitshme është se sa ky Komision reteron në raport me atë që u miratua në mandatin e mëparshëm. Marrëveshja e Gjelbër ende ekziston, është ende një strategji, është ende një qëllim ligjor i detyrueshëm, por ritmi i implementimit po ndryshojnë", konsideron Morisi, duke shtuar se implementimi i Marrëveshjes së Gjelbër mbetet në lojë, por se kjo me siguri do të bëhet me më shumë fleksibilitet dhe me një ritëm më të ngadaltë sesa pritej.

Sipas Llanos, nga ana tjetër, me veprimet e saj fillestare, Komisioni Evropian jep përshtypjen se Marrëveshja e Gjelbër nuk është më “në tryezë”.

Kjo veçanërisht “bie në sy”, nëse merren parasysh Kompasi i konkurrentësisë dhe strategjive për industrinë e automobilave dhe çelikut, me të cilat devijojnë nga disa prej qëllimeve të vendosura

ekologjike për reduktimin e emisioneve të gazrave të dëmshme, neutralitetin klimatik dhe krijimin e sektorit të pastër industrial.

Mostransparenca e BE-së

Llano gjithashtu beson se BE-ja si organizatë duhet të bëhet më e përgjegjshme, më transparente dhe më e hapur për sa i përket mënyrës së ngritjes së politikave, por tani për tani nuk shihen ndryshime në punë pas marrjes së detyrës nga institucionet e reja të Bashkimit.

За забрзување на долгата процедура за усвојување на законските предлози, директивите или регулативите во Европската Унија, институциите на ЕУ го воведоа методот наречен „тријалог“ меѓу Европс

"Por, ky është një nga problemet e mëdha të BE-së nga perspektiva e vendeve anëtare dhe nga perspektiva e qytetarëve, gjë që e bën të gjithë procesin e krijimit të politikës shumë jotransparent. Kjo me siguri është pjesë e natyrës së strukturimit të këtyre institucioneve. Ne kemi Komision të madh në qendër, i cili në thelb propozon legjislacion, dhe më pas Parlamenti dhe Këshilli, respektivisht vendet anëtare, së bashku miratojnë atë që propozon Komisioni", shton Lleno.

Ai thekson se për shumë qytetarë në BE është mjaft e paqartë se si është krijuar në të vërtetë Bashkimi dhe si funksionon, kështu që do të ishte mirë që procesi i politikëbërjes nga BE-ja të jetë më transparent dhe të mos diskutohet vetëm brenda institucioneve, midis grupeve të caktuara, zyrtarëve ose vendeve të caktuara anëtare, por edhe të ketë diskutime të hapura për atë që dëshirohet të arrijë.

Llano shton se në kushte të tilla, linja politike e Komisionit të ri Evropian ende nuk mund të shihet qartë, sepse tani për tani nuk shihet asgjë e re, sepse retorika për autonominë strategjike, komisionin apo konkurrentësi gjeopolitike ekziston për një kohë të gjatë.

Ndikimi i ngritjes së të djathtës ekstreme

Gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit të kaluar për anëtarë të Parlamentit Evropian, një nga temat për të cilën këmbëngulën partitë e së djathtës ekstreme, ishte çështja e derregullimit më të madh të BE-së.

Si prioritet i tretë, pas konkurrentësisë dhe mbrojtjes, Komisioni Europian njoftoi thjeshtimin e procedurave administrative dhe sigurimin e rregullativës më të vogël.

Morisi shprehet se ai ka menduar se Komisioni do të përpiqej të ruante mbështetjen e qendrës së majtë dhe të gjelbërve, por me veprimet e tij nuk po e bën këtë, por "po lëviz me shpejtësi në drejtim të së djathtës".

Ai bën të ditur se në muajt e fundit kemi parë se eurodeputetët e Partisë Popullore Evropiane (PPE) të Fon der Lajen kanë votuar gjithnjë e më shumë në mënyrë identike me "nacionalistët nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) apo edhe për një pjesë të grupeve të ekstremit të djathtë".

"Pra, shohim se shumica nuk është fikse. Ajo po bëhet më fleksibël, më fluide, gjë që e bën më të vështirë për PE të marrë vendime dhe e bën më të vështirë që votat për Komisionin të jenë të parashikueshme", shprehet Morisi.

Kjo, sipas tij, ia bën të vështirë Komisioniz Evropian, sepse kur paraqet një tekst ligjor, nuk e di se çfarë mazhorance do të sigurojë dhe sa deputetë do ta mbështesin tekstin, gjë që e çon atë në diskutime voluminoze me grupet politike në Parlamentin Evropian.

Sipas Llanos, rritja e ndikimit të së djathtës ekstreme në nivel europian u bë e dukshme edhe në zgjedhjen e Komisionit të ri, kur mbështetja për të vinte nga një pjesë e së djathtës ekstreme.

“E djathta ekstreme, e cila përbëhet nga tre grupe të ndryshme, është bërë aq e fuqishme sa zë rreth 26 deri në 27 për qind të Parlamentit Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë rëndësia e grupeve të tjera, siç janë Liberalët dhe të Gjelbrit, është zvogëluar”, tha Llano.

Ai konsideron se në kushte të tilla në katër deri në pesë vitet e ardhshme mund të shohim raste të aleancave midis PPE-së dhe grupeve nga e djathta ekstreme për zgjidhje të caktuara ligjore.

"Pra, ekziston rreziku që tre grupet e tjera tradicionale të mbështetura nga Komisioni i mëparshëm të neglizhohen nga PPE-ja, thjesht mbi baza pragmatike dhe oportuniste, në kurriz të aleancave me tre grupet euroskeptike ose antievropiane. Mendoj se PPE do të duhet të jetë shumë e kujdesshme se çfarë bën, konkludon Llano.

Foto: Arkivi i MIA-s/Skrinshot/ENR

QËNDRONI TË LIDHUR