• e diel, 09 mars 2025

Zhan - Noel Baro: Putini shfaq"ethe të mëdha" dhe dëshiron të shmangë paqen

Zhan - Noel Baro: Putini shfaq

Paris, 9 mars 2025 (MIA) – Ministri francez i punëve të jashtme Zhan – Noel Baro thotë se presidenti rus Vladimir Putin “shfaq ethe të mëdha” para Ukrainës dhe aleatëve të saj, duke theksuar se Evropa dëshiron “paqe të drejtë dhe të përhershme” dhe se Putini dëshiron ta shmangë këtë. 

Në intervistë për “Parizien”, Baro shfaqi bindje se samiti evropian, që u mbajt të enjten në Bruksel, do të jetë “vendimmarrës për sigurinë evropiane aq sa formimi i NATO-s në vitin 1949”.

“Vladimir Putini shfaq ethe të mëdha para Ukrainës dhe aleatëve të saj, të cilat shfaqën vullnet të fuqishëm në bisedimet me administratën amerikane që t’i japin fund kësaj lufte”, tha Baro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR