Nesër grevë e të punësuarve në aeroportet në Gjermani, aeroporti në Hamburg tashmë është mbyllur
- – Aeroporti në Hamburg sot është mbyllur për shkak të grevës, ndërsa të punësuarit gati se në të gjitha aeroportet, duke i përfshirë edhe qendrat kryesore të Gjermanisë në Frankfurt, Munih dhe Berlin, nesër do të ndërpresin punën me thirrje të sindikatës Verdi.
- Post By Fitore Curri
- 12:59, 9 mars, 2025

Berlin, 9 mars 2025 (MIA) – Aeroporti në Hamburg sot është mbyllur për shkak të grevës, ndërsa të punësuarit gati se në të gjitha aeroportet, duke i përfshirë edhe qendrat kryesore të Gjermanisë në Frankfurt, Munih dhe Berlin, nesër do të ndërpresin punën me thirrje të sindikatës Verdi.
Sindikata Verdi i kishte bërë thirrje më parë personelit tokësor, mbajtësve të bagazheve dhe personelit të sigurisë së aeroportit që të hynin në grevë njëditore.
Priten kufizime të mëdha për nisje dhe zbritje të aeroplanëve, duke përfshirë edhe anulimin e një numri të madh të fluturimeve. fc/
Fotografia: DPA