Ukraina për herë të parë e ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane ATACMS - është goditur një depo në Karaçevë, në rajonin e Bërjanskut
- Forcat ukrainase e kanë shënuar ditën e 1000-të të luftës në Ukrainë, duke kryer sulmin e parë në territorin rus me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, njoftuan sot në mëngjes zyrtarët ushtarakë ukrainas.
Kiev, 19 nëntor 2024 (MIA) - Forcat ukrainase e kanë shënuar ditën e 1000-të të luftës në Ukrainë, duke kryer sulmin e parë në territorin rus me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, njoftuan sot në mëngjes zyrtarët ushtarakë ukrainas.
Një shpërthim i madh ndriçoi qiellin e natës rreth 124 kilometra nga kufiri më i afërt ukrainas, në një depo municioni në Karaçevë, në rajonin rus Bërjansk.
Dëshmitarët okularë dhe blogerët ushtarakë rusë raportuan se magazina ishte goditur nga raketa, ndërsa zyrtarët ushtarakë ukrainas më vonë konfirmuan për RBC Ukrainë se sulmi ishte kryer me raketa ATAKMS.
Më herët, presidenti amerikan në largim Xho Bajden i dha Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armë perëndimore në territorin rus.
Raportet për sulmin erdhën vetëm disa minuta pasi Kremlini u kërcënua me një "përgjigje bërthamore" nëse Ukraina sulmonte objektivat në tokën ruse duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë.
"Federata Ruse rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast agresioni kundër saj me armë konvencionale", deklari zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov këtë mëngjes.
Deklarata e tij erdhi pasi Vladimir Putin miratoi një doktrinë të përditësuar bërthamore që lejon përdorimin e armëve bërthamore nëse territori i Rusisë kërcënohet nga një komb jo-bërthamor i mbështetur nga një fuqi bërthamore.
Sipas kësaj doktrine, kërcënimet që do ta shtynin udhëheqjen ruse të konsideronte një sulm bërthamor përfshijnë sulme nga raketa konvencionale, dronë ose aeroplanë të tjerë. mb/
Foto: X
Desde rusia informan de un ataque contra un depósito de municiones ruso en Karachev, en la región rusa de Bryansk. Se escucharon múltiples detonaciones en el arsenal del 67º GRAU, donde se almacenan municiones y equipos militares. Ya ha sido atacado en octubre.@Gerashchenko_en pic.twitter.com/07kqMPaKon
— THE SNIPER (@thesniperx15) November 19, 2024