Koreja e Jugut zgjedh president të ri
- Pas trazirave politike disa muajshe, Koreja e Jugut sot duhet të zgjedhë president të ri i cili do ta trashëgojë konservatorin Jun Suk-Jol, i cili ishte rrëzuar nga një gjendje e jashtëzakonshme shokuese afatshkurtër në këtë vend aziatik, njoftuan mediat amerikane.
- Post By Sara Ademi
- 08:36, 3 qershor, 2025
Seul, 3 qershor 2025 (MIA) - Pas trazirave politike disa muajshe, Koreja e Jugut sot duhet të zgjedhë president të ri i cili do ta trashëgojë konservatorin Jun Suk-Jol, i cili ishte rrëzuar nga një gjendje e jashtëzakonshme shokuese afatshkurtër në këtë vend aziatik, njoftuan mediat amerikane.
Anketat tregojnë se liberali Li Xhe-Mjung është favorit i madh për fitore në zgjedhjet e sotme të parakohshme, sepse opinioni është i zhgënjyer nga gjesti i Jun të vendosë gjendje të jashtëzakonshme në dhjetor. Kandidati i konservatorëve Kim Mun-Su shpreson se do të fitojë si autsajder, por vëzhguesit thonë se refuzimi i tij drejtpërdrejtë ta kritikojë paraardhësin Jun ia vështirëson uljen e dallimit me Li.
Fituesi do të betohet si president nesër, pa periudhë kalimtare të zakonshme dy muajshe. Lideri i ri përballet me detyra emergjente që të tentojë t'i tejkalojë ndarjet e thella vendore rreth veprimeve të Jun, si dhe të fokusohet në politikën "Amerika e para" të presidentit amerikan Donald Tramp dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Li përfaqëson Partinë Demokratike liberale dhe është favorit për fitore në zgjedhje. Në tre anketa të mendimit publik të "Galup Korea" të publikuara javën e kaluar, 46 deri në 49 për qind e të anketuarve zgjodhën Li për favorit të tyre, që i jep fitore bindëse Kimit, i cili fitoi 35 deri 37 për qind.
Li humbi ngushtë zgjedhjet e vitit 2022 nga Jun dhe udhëhoqi dy vota parlamentare për të përmbysur gjendjen e jashtëzakonshme të Jun dhe fajësinë e tij, para Gjykatës Kushtetuese zyrtarisht ta shkarkojë në prill.
Kritikat e hapura të Li ndaj establishmentit konservator të Koresë së Jugut dhe thirrjet për ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në vendosjen e gjendjes ushtarake nga ana e Jun shkaktuan brengë tek kundërshtarët e tij se fitorja e Li plotësisht mund ta polarizojë vendin.
Kim është ish ministër i punës në qeverinë e Jun. Ai ka udhëhequr një betejë të rëndë kundër Li, ndërsa Partia e tij e fuqisë popullore lufton për ta kthyer besimin në opinion. Kundërshtimi i Kim në impiçmentin e Jun dhe hezitimi për të kritikuar në mënyrë eksplicite ish presidentin e turpëruar e kanë larguar atë nga votuesit e moderuar", thonë analistët.
Tre politikanë tjerë kandidohen për president, duke përfshirë edhe Li Xhun-seok nga Partia më e vogël konservatore e reformave të reja, i cili kategorikisht hodhi poshtë propozimin e Kim të propozojë një kandidat të vetëm që të parandalojë ndarjen e votave konservatore.
Fushata zgjedhore është negative dhe e njollosur, me ç'rast kandidatët japin deklarata ofenduese, sulme personale, madje edhe gjuhë ofenduese seksuale të njërit ndaj tjetrit, ndërsa nuk arrijnë të sigurojnë një vizion të qartë dhe afatgjatë për Korenë e Jugut. sa/
foto: EPA