• e premte, 05 dhjetor 2025

Marta Kos në debat me anëtarët e AFET, mes temave edhe zgjerimi i BE-së

Marta Kos në debat me anëtarët e AFET, mes temave edhe zgjerimi i BE-së

Bruksel, 3 qershor 2025 (MIA) - Zgjerimi, Ukraina dhe politika fqinjësore e BE-së do të jenë tema kryesore të debatit të sotëm në Bruksel të eurokomisares për zgjerim Marta Kos me anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

"Gjendja me negociatat për zgjerim, lufta agresive e Rusisë ndaj Ukrainës dhe politika e BE-së ndaj fqinjësisë do të jenë mes temave prioritare nga programi rrjedhës i punës së Komisionit për të cilat eurodeputetët do të diskutojnë me komisaren Kos, kumtoi shërbimi për media i Parlamentit Evropian.

Ndryshe, debati i Kos me anëtarët e AFET mbahet para seancës së nesërme të Komitetit në rend dite të së cilës, mes tjerash, është edhe miratimi i Propozim-raportit për vendin e raportuesit të PE-së, Tomas Vajc. Është parashikuar Raporti të miratohet përfundimisht në mbledhjen plenare të korrikut në Parlamentin Evropian.

Përveç raportit për vendin, anëtarët e AFET nesër duhet të votojnë edhe për propozim-raportet për Shqipërinë, Bosnja e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë, si dhe për Propozim-raportin dhe rekomandimet për Marrëveshjen për partneritet të përmirësuar dhe bashkëpunim mes BE-së dhe Kirgistanit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR