• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtëpia e Bardhë: Trampi dhe presidenti kinez Si ndoshta do të bisedojnë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Trampi dhe presidenti kinez Si ndoshta do të bisedojnë këtë javë

 Uashington, 3 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi ndoshta këtë javë do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin kinez Si Xhinping, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolin Livit, raportoi DPA.

 Livit nuk dha detaje të mëtejshme dhe nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Pekini.

 Nëse biseda mbahet, shtoi DPA, pritet që liderët të përqendrohen në mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare midis dy vendeve. Edhe pse SHBA dhe Kina ranë dakord në mesin e majit për të lehtësuar disa nga tarifat e tyre, tensionet midis dy superfuqive ekonomike janë ndezur përsëri kohët e fundit.

 Ndërkohë, Senati amerikan po punon për sanksione të reja kundër Rusisë. Senatori republikan Lindzi Gream deklaroi se masat do të synojnë vendet që vazhdojnë të blejnë naftë, gaz dhe furnizime të tjera energjie nga Rusia - një veprim që mund të ndikojë fuqishëm në Kinë, raporton agjencia gjermane.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR