Kryeministri i Mongolisë dha dorëheqje pasi humbi mbështetjen parlamentare
- Kryeministri i Mongolisë Luvsanamsrai Ojun-Erdene sot dha dorëheqje pasi parlamenti votoi mosbesim, theksohet në njoftimin e parlamentit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:06, 3 qershor, 2025
Ulan Bator, 3 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri i Mongolisë Luvsanamsrai Ojun-Erdene sot dha dorëheqje pasi parlamenti votoi mosbesim, theksohet në njoftimin e parlamentit.
Vota e fshehtë u mbajt pas disa ditësh protestash në kryeqytetin Ulan Baor për shkak të akuzave për korrupsion kundër kryeministrit të Mongolisë, raportuan mediat britanike.
Ojun-Erdene do të jetë kryeministër i përkohshëm derisa nuk emërohet pasardhësi i tij brenda 30 ditëve, shtohet në njoftim.
Foto: EPA