• e shtunë, 11 maj 2024

Bajden: Rritja ekonomike e Kinës, Japonisë, Indisë dhe Rusisë dobësohet për shkak të ksenofobisë

Bajden: Rritja ekonomike e Kinës, Japonisë, Indisë dhe Rusisë dobësohet për shkak të ksenofobisë

Uashington, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden deklaroi se ekonomitë e Kinës, Japonisë, Rusisë dhe Indisë nuk kanë rritje sepse ato vende janë "knesofobike ndaj emigrantëve".

"Pse Kina ngec ekonomikisht aq shumë, pse Japonia është në telashe, pse Rusia, pse India, sepse janë ksenofobikë. Ato nuk dëshirojnë emigrantë. Emigrantët janë ata që na bëjnë të fortë", tha Bajden në një ngjarje për mbledhjen e mjeteve në Uashington për fushatën e tij presidenciale.

"Një prej arsyeve se pse ekonomia jonë po rritet është për shkakun tuaj dhe shumë të tjerëve. Pse? Pasi i mirëpresim emigrantët", shtoi Bajden. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR