Llukashenko e shkarkoi shefin e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Bjellorusisë
- - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot e nënshkroi dekretin për shkarkimin e shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, Viktor Guleviç.
- Post By Fitore Curri
- 19:30, 10 maj, 2024

Minsk, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot e nënshkroi dekretin për shkarkimin e shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, Viktor Guleviç.
"Gjeneral - major, Viktor Guleviç është shkarkuar nga detyra shef i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, zëvendësministër i parë i Mbrojtjes. Dekreti përkatës është nënshkruar nga presidenti", bëhet e ditur në kumtesë.
Në të shtohet se Guleviç është shkarkuar nga shërbimi ushtarak për shkak të moshës, por se e ruan të drejtën të mbajë uniformë ushtrie.
Llukashenko dje e kritikoi kompleksin ushtarak - industrial për, siç tha, rezultate të këqija. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s