• e martë, 01 tetor 2024

Zëvendëskryeministri i Maltës, Kris Fern dha dorëheqje për shkak të një skandali korrupsioni

Zëvendëskryeministri i Maltës, Kris Fern dha dorëheqje për shkak të një skandali korrupsioni

La Valeta, 10 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Maltës, Kris Fern sot dha dorëheqje, pasi kundër tij ishte ngritur akuzë për skandal korrupsioni lidhur me ndarjen e një koncesioni qeveritar për menaxhim me tre spitale shtetërore të një grupacioni të panjohur deri më tani në vitin 2015.

Fern i ka thënë kryeministrit të Maltës, Robert Abella se jep dorëheqje në interes kombëtar pa qenë përgjegjës për skandalin, ndërsa kryeministri ka kërkuar nga ai që ta rishqyrtojë vendimin e tij, transmetojnë mediat britanike. 

Fern kërkoi nga Abella që të heqë dorë nga planet që ta nominojë për anëtar nga Malta në mbledhjen e ardhshme të Komisionit Evropian (KE). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR