• e premte, 22 nëntor 2024

KE: Kosova dhe Serbia rrezikojnë t'i humbin mjetet nga Plani i Rritjes për shkak të mungesës së dialogut

KE: Kosova dhe Serbia rrezikojnë t'i humbin mjetet nga Plani i Rritjes për shkak të mungesës së dialogut

Beograd, 10 maj 2024 (MIA) - Kosova dhe Serbia duhet në mënyrë konstruktive të përfshihen në normalizimin e marrëdhënieve që të marrin të drejtën e financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i miratuar nga Bashkimi Evropian, njoftoi shërbimi për media i Komisionit Evropian. 

"Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët. Si Serbia ashtu edhe Kosova rrezikojnë të humbin një mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit", ka thënë një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Në reagimin me shkrim të shërbimit për media të Komisionit Evropian, bëhet e ditur se angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të saj për zbatimin dhe nga të gjitha marrëveshjet paraprake nga dialogu i Brukselit, si dhe fillimi i bisedimeve për Marrëveshjen gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. 

KE bën të ditur se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përfaqëson "ofertë gjithpërfshirëse të BE-së për përmirësimin e situatës socio-ekonomike" të gjashtë vendeve nga ai rajon. 

Për Kosovën dhe Serbinë, gjithashtu, ekziston parakusht - "angazhim konsrtruktiv për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve" të cilat dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të saj nga Ohri, si dhe të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, në dialogun e Brukselit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR