Autoritetet palestineze thonë se votimi në KB tregon se "Palestina meriton anëtarësim të plotfuqishëm"
- - Ministria palestineze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se votimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së për dhënien e të drejtave shtesë palestinezëve në organizatën botërore ka treguar se ata meritojnë "anëtarësim të plotfuqishëm".
- Post By Fitore Curri
- 20:16, 10 maj, 2024

Rafa, 10 maj 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se votimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së për dhënien e të drejtave shtesë palestinezëve në organizatën botërore ka treguar se ata meritojnë "anëtarësim të plotfuqishëm".
Votimi "konfirmon se Palestina i përmbush të gjitha kërkesat e shënuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara... Kështu ajo meriton, dhe është e kualifikuar që të marrë anëtarësim të plotfuqishëm në Kombet e Bashkuara", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Administratës palestineze. fc/