• e premte, 22 nëntor 2024

AP e KB votoi rezolutë me të cilën fuqizohet pozita e misionit palestinez

AP e KB votoi rezolutë me të cilën fuqizohet pozita e misionit palestinez

Nju-Jork, 10 maj 2024 (MIA) - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot me shumicë të madhe votoi për rezolutën për përmirësimin e statusit të palestinezëve në KB, përfshirë edhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Palestinës në organizatën botërore.

Rezoluta u miratua me 143 vota "për", nëntë "kundër" në mesin e të cilave SHBA-ja dhe Izraeli. Përderisa 25 vende ishin të përmbajtura. Kjo nuk u jep palestinezëve anëtarësim të plotfuqishëm në KB, por thjeshtë i njeh si të kualifikuar që të përfshihen. 

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme "konfirmon se shteti Palestina ... duhet të pranohet për anëtarësim" dhe "rekomandon që Këshilli i Sigurisë ta rishqyrtojë çështjen pozitivisht". 

Aplikimi që të bëhet anëtare e plotfuqishme e KB-së duhet së pari të miratohet nga Këshilli 15-anëtarësh i Sigurisë, ndërsa pastaj edhe nga Asambleja e Përgjithshme. Nëse masa përsëri votohet nga Këshilli, sipas gjitha gjasave SHBA-ja përsëri do të vendosë veto.

Me rezolutën e votuar sot palestinezët marrin disa të drejta dhe privilegje shtesë nga shtatori i vitit 2024 - si vend në mesin e anëtarëve të KB-së në sallën e asamblesë, por nuk do të kenë të drejtë vote. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR