• e mërkurë, 26 qershor 2024

Bajden paralajmëroi ndihmë të re prej 225 milionë dollarëve për Ukrainën në bisedat në Paris me Zelenskin

Bajden paralajmëroi ndihmë të re prej 225 milionë dollarëve për Ukrainën në bisedat në Paris me Zelenskin

Uashington, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot premtoi përkrahje për Ukrainën dhe paralajmëroi 225 milionë dollarë të reja për Kievin, në takimin me liderin ukrainas, Vollodimir Zelenski në Paris.

"SHBA-ja do të qëndrojë me ju", i tha Bajdeni presidentit ukrainas, Zelenski, pasi të dy morën pjesë në komemoracionin me rastin e Ditës D në Francën veriore.

Bajden, po ashtu ka shprehur keqardhje për vonesën në marrjen e ndihmës së re përmes Kongresit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR