• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev: Politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane

Radev: Politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane

Sofje, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radev sot me një deklaratë thotë se politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane.

“Qeveria e re në fqinjin tonë ka treguar qartë se frika më e madhe e klasës politike të këtij vendi është njohja e vetë ekzistencës së fjalëve “bullgar” dhe “bullgare”. Kjo është një politikë e drejtuar drejtpërdrejt kundër parimeve evropiane dhe Vendimet e marra me konsensus të të gjitha vendeve anëtare, kundër obligimeve ndërkombëtare, por mbi të gjitha kundër qytetarëve të tyre, të cilët qartë i kanë shprehur ambiciet e tyre për zhvillimin evropian të vendit, tha Radev në një deklaratë për gazetarët në Sofje.

Ai shtoi se pret veprime korrekte si nga qeveria bullgare ashtu edhe nga institucionet evropiane "për të ruajtur parimet dhe normat evropiane në procesin e zgjerimit".

"Kjo do të thotë - të garantohet pakthyeshmëria dhe qëndrueshmëria në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe kritereve kryesore në respektimin e të drejtave të njeriut, thotë Radev.

Sipas tij, nëse BE-ja nuk avokon për një perspektivë evropiane në Ballkan, të bazuar në parime, norma dhe vlera të qarta, atëherë "herët a vonë Ballkani do të përballë Evropën me ballkanizim".  ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR