Kosova në Davos nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me EFTA-n
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vlerësoi nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe vendeve anëtare të Asociacionit evropian për tregti të lirë (EFTA) si pikë kthese në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar me vendet-anëtare të EFTA-s.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:01, 22 janar, 2025

Prishtinë, 22 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vlerësoi nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe vendeve anëtare të Asociacionit evropian për tregti të lirë (EFTA) si pikë kthese në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar me vendet-anëtare të EFTA-s.
Ai u shprehi falënderim të thellë të gjitha anëtareve të EFTA-s për bashkëpunimin e tyre të afërt gjatë procesit negociues, transmetoi Beta.
"Marrëveshja që e nënshkruajmë sot vendosë kornizë për marrëdhënie tregtare mes Kosovës dhe vendeve të EFTA-s dhe hapë mundësi të reja, duke i lejuar Kosovës qasje drejt tregjeve të tyre", tha Kurti.
Ai shtoi se marrëveshja sjellë përparësi të konsiderueshme për kompanitë kosovare, të cilat tani do të kenë mundësi të eksportojnë në tregje më të gjera, e me atë plotësisht do të integrohen në sistemin ekonomik evropian.
EFTA është organizatë ndërqeveritare e krijuar për promovim të tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik mes vendeve-anëtare.
Është themeluar në vitin 1960 si alternativë e Bashkimit Evropian (atëherë komuniteti ekonomik evropian). Për momentin, EFTA ka katër vende-anëtare - Islandën, Lihtenshtajnin, Nirvegjinë dhe Zvicrën. ab/
Foto: ЕFТА