Asanzhi mbërriti në Australi
- Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh sot u kthye në Australi pas marrëveshjes së arritur me autoritetet amerikane të SHBA-së për pranimin e fajësisë për marrjen dhe publikimin e fshehtësive ushtarake amerikane.
- Post By Sara Ademi
- 15:28, 26 qershor, 2024

Kanberra, 26 qershor 2024 (MIA) - Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh sot u kthye në Australi pas marrëveshjes së arritur me autoritetet amerikane të SHBA-së për pranimin e fajësisë për marrjen dhe publikimin e fshehtësive ushtarake amerikane.
Asanzh zbarkoi në Kanberra ku u prit nga familjarët dhe gazetarët.
"Tani prioritet është që Xhulian të rikuperojë shëndetin e tij, ai ishte në një gjendje të tmerrshme gjatë pesë viteve të fundit", theksoi gruaja e Asanzhit, Stella.
Prindërit e Asanzhit shprehën falënderim që periudha e vështirë tani është pas tij.
Ai u lirua pas një seance sot në gjykatën federale amerikane në Saupan, në ishujt Mariana, një territor i Paqësorit të SHBA-së.
Asanzhi dje doli nga burgu në Londër, ku ishte nga viti 2019 dhe u largua nga Britania e Madhe, ndërsa paraprakisht shtatë vite qëndroi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. sa/
foto: EPA