• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shoqata e mjekëve: Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në protestat në Kenia

Shoqata e mjekëve: Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në protestat në Kenia

Najrobi, 26 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dje në protestat në Kenia, deklaroi një zyrtar nga Shoqata e mjekëve të atij shteti, pasi protestat kundër rritjes së taksave u kthyen në dhunë, ndërsa policia hapi zjarr.

"Deri tani kemi të paktën 13 persona që kanë humbur jetën, por ky nuk është numri përfundimtar", deklaroi sot Sajmon Kigondu, kryetar i Shoqatës së mjekëve të Kenias.

Ai shtoi se nuk kishte parë ndonjëherë "një nivel të tillë dhune ndaj njerëzve të paarmatosur". rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR