• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhja e nesërme e Këshillit Evropian do të fillojë me diskutimin për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Mbledhja e nesërme e Këshillit Evropian do të fillojë me diskutimin për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian të cilët nesër do të takohen për një takim dyditor në Bruksel, do të fillojnë takimin me bisedimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën me presidentin Volodimir Zelenski, sipas një ftese të dërguar nga kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel deri tek liderët e BE-së.

"Takimi jonë do të fillojë të enjten, më 27 qershor në ora 14 me një bisedë me presidentin Zelenski. Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar situatën në terren", shkruan Mishel.

Konkretisht, sipas tij, ai takim i Këshillit Evropian do të jetë një mundësi për të mirëpritur miratimin e kornizave të negociatave dhe mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, që do të paraqesin një hap historik për të mbështetur rrugën e këtyre vendet për anëtarësim në Evropë.

Në letrën e tij, Mishel theksoi se këtë vit, së bashku me liderët evropianë, ata ishin "të guximshëm dhe ambicioz në kanalizimin e të ardhurave të jashtëzakonshme nga të ardhurat e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën" dhe theksoi se ishte "imperativ që ne gjithashtu të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën duke u fokusuar në mbrojtjen ajrore, municionet dhe raketat".

Liderët e BE-së do të diskutojnë edhe për programin strategjik i cili do të përcaktojë prioritetet kryesore në zhvillimin dhe reformat e bllokut për pesë vitet e ardhshme, si dhe kuadrin për ciklin e ardhshëm institucional të Bashkësisë Evropian. Në të njëjtin kontekst, pjesëmarrësit në takim do të bien dakord për emërimet e pozitave kyçe në institucionet evropiane.

Gjatë takimit do të diskutohen ngjarjet në Lindjen e Afërt, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, mbrojtjen, konkurrencën dhe të tjera. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR