Erdogani akuzon Perëndimin se mbështet planet izraelite për “zgjerimin e luftës" në Liban
- Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot ka akuzuar forcat perëndimore se mbështesin, siç tha ai, planet izraelite për sulm në Liban dhe "zgjerimin e luftës" në të gjithë rajonin.
- Post By Fami Bajrami
- 13:42, 26 qershor, 2024
Ankara, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot ka akuzuar forcat perëndimore se mbështesin, siç tha ai, planet izraelite për sulm në Liban dhe "zgjerimin e luftës" në të gjithë rajonin.
"Izraeli tani po drejton shënjestrën drejt Libanit dhe ne shohim se forcat perëndimore prapa skenës po i mëshojnë shpinës Izraelit dhe madje e mbështetin", u tha ai deputetëve nga partia e tij në pushtet AKP.
“Planet e Netanjahut për të zgjeruar luftën në rajon do të dërgojë në një katastrofë të madhe", theksoi Erdogani. rq/
Foto: arkivi i MIA-s