• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja e përkrah iniciativën saudite për zgjidhje me dy shtete, për izraelitët dhe palestinezët

BE-ja e përkrah iniciativën saudite për zgjidhje me dy shtete, për izraelitët dhe palestinezët

Bruksel, 27 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian e përkrah përkrahjen për gjetjen e zgjidhjes për konfliktin në Lindjen e Afërt përmes formimit të dy shteteve - një për Izraelin dhe një për Palestinën, kumtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me iniciativën e re të Arabisë Saudite, të prezantuar në KB.

Aleanca e udhëhequr nga Arabia Saudite ka për qëllim të krijojë kushte për ripërtëritjen e negociatave mes Izraelit dhe Palestinës, tha zëdhënësi.

Paraprakisht sot, Arabia Saudite e prezantoi iniciativën.

"Sot në emër të kombeve arabe dhe islamike, së bashku me partnerët tanë evropianë, e paralajmërojmë lansimin e Lidhjes ndërkombëtare për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete. Ju bëjmë thirrje t'i bashkangjiteni kësaj iniciative", deklaroi ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan, në takimin ministror kushtuar çështjes palestineze dhe përpjekjeve për paqe.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, ai nuk dha hollësira shtesë për Lidhjen, por e potencoai rëndësinë e një përpjekjeje të tillë ndërkombëtare.

Faisal bëri thirrje për ndërprerje urgjente të luftës dhe të gjitha shkeljeve të së drejtës ndëkombëtare. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR