• e diel, 14 korrik 2024

Bajden përsëriti se nuk heqë dorë nga gara për mandat të ri presidencial

Bajden përsëriti se nuk heqë dorë nga gara për mandat të ri presidencial

Detroid, 13 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xjo Bajden në tubimin në Detroid, Miçigen, përëriti se nuk do të heqë dorë nga gara për mandat të ri presidencial dhe paralajmëroi se kandidati republikan, Donalld Tramp paraqet kërcënim serioz për vendin dhe demokracinë.

"Mbetem kandidat dhe do të fitojmë. Unë jam i nominuar. Nuk shkoj askund", porositi Bajden para të pranishmëve më tubim, të cilët e mbështetën me thirrje që të mos heqë dorë.

Bajaden 81-vjeçar, siç vlerësojnë analistët politik dhe mediumet në SHBA, po tenton ta jetësojë fushatën e vet për rizgjedhje dhe ta heqë vëmendjen nga problemet me memorien. Pasi që fushata e toj pësoi goditje të madhe si rezultat i paraqitjes në debatin presidencial më 27 qershor, Bajden edhe nga tubimi në Detroid paralajmëroi se çka mund të sjellë edhe një mandat i Trampit.

"Është koha të ndalojmë së trajtuari politikën sikur të jetë argëtuese apo shou real televiziv", theksoi Xho Bajden. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR