• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Tramp

Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Tramp

Uashington, 14 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i mëparshëm i SHBA-së, Donald Tramp, rreth pesë minuta pasi e filloi fjalimin e djeshëm të tij në një tubim të fushatës në Batler të Pensilvanisë, u dëgjuan disa të shtëna dhe ai po mbante veshin e djathtë kur agjentët e Shërbimit sekret u vërsulën drejt skenës dhe e shtrinë nën skenë, duke e mbrojtur me trupat e tyre.

Agjentët e Shërbimit sekret e çuan Trampin në një vend të sigurt, ndërsa në veshin e tij të djathtë ishin të dukshme gjurmët e gjakut.

Tramp më vonë tha se një plumb e goditi në pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë.

Të shtënat ndaj Trampit do të hetohen si një atentat ndaj ish-presidentit.

Mediat publikuan informacione të ndryshme për numrin e viktimave dhe pozicionin nga ku është qëlluar ish-presidenti amerikan.

ABC njuz raportoi se me siguri ndaj Trampit është qëlluar me snajper nga një ndërtesë e lartë aty pranë. Fillimisht u raportua se sulmuesi u vra nga zjarri i snajperit nga një ekip i Shërbimit sekret.

Më vonë ABC njuz raportoi se personi i armatosur qëlloi deri në tetë plumba nga një pushkë AP-15 nga çatia e një ndërtese afër vendit ku po zhvillohej tubimi, por në distancë 200 deri në 300 metra.

BBC-ja britanike (BBC) publikoi deklaratën e një dëshmitari okular, i cili pretendoi se kishte parë një burrë me pushkë duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës dhe se njoftoi menjëherë policinë.

Kemi vënë re një burrë që po ngjitej në çatinë e një ndërtese rreth 50 metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, e pamë qartë atë dhe pushkën. Mendova pse Trampi po flet akoma, pse nuk po hiqet nga skena? Gjëja tjetër që dëgjova ishin pesë të shtëna, tha dëshmitari okular Greg për BBC.

Mediat raportuan të dhëlna të ndryshme për numrin e viktimave, megjithëse të gjithë bien dakord se sulmuesi u vra nga Shërbimi sekret. CNN raportoi se të paktën dy persona që morën pjesë në tubim u vranë dhe një u plagos rëndë.

Sipas Asoshiejted pres (Associated Press), sulmuesi, i cili u vra nga Shërbimi sekret amerikan, nuk ka marrë pjesë në tubim.

Mediat raportuan ndryshe edhe për dëmtimin e Tramp. Sipas pohimeve të ish-presidentit amerikan, plumbi e ka goditur në veshin e djathtë, por sipas gazetarëve të tubimit, plumbi ka goditur një gotë me ujë dhe Tramp është plagosur nga xhami i thyer.

https://x.com/Acyn/status/1812249329203286464

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR