• e premte, 22 nëntor 2024

Kremlini e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit

Kremlini e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit

Moskë, 14 korrik 2024 (MIA) - Kremlini i dënon aktet e dhunës në luftën politike, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov pas tentimit për atentat të ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në një tubim parazgjedhor në Batler, Pensilvani.

"Rusia çdoherë ka dënuar, ndërkq tani gjithashtu në mënyrë kategorike i dënojmë të gjitha aktet e dhunës gjatë betejës politike. Nuk besojmë fare se tentimi për eliminim të Trampit ishte organizuar nga administrata e tanishme, por atmosfera që e krijoi kjo administratë gjatë betejës politike, atmosfera rreth kandidatit Tramp, mu kjo e shkaktoi atë me çka po përballet sot Amerika", theksoi Peskov.

Ai u shprehi ngushëllime viktimave të sulmit, por shtoi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk planifikon të bisedojë me Trampin.

Paraprkaisht, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, me rastin e tentimit për atentat ndaj Trampit, theksoi se SHBA-ja duhet të bëjë "inventar të politikave të veta për nxitje të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politik, vendeve dhe popujve".

Ajo duke folur për atentatin ndaj Trampit e dënoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Televizioni RT (Rasha Tudej) kumtoi se "kur do të shterren tl gjitha mjetet e tjera për çlirim nga presidenti i cili pengon, në lojë hyn i vjetri dhe i miri, Li Harvi Osvald", duke aluduar në vrasësin e ish-presidentit amerikan, Xhon kenedi në vitin 1963. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR