Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj Trampit
- Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në tubimin parazgjedhor në Batler, Pensilvani.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:20, 14 korrik, 2024
![Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj Trampit](https://mia.mk/images/20240714122049_big_730x400_3.webp )
Uashington, 14 korrik 2024 (MIA) - Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në tubimin parazgjedhor në Batler, Pensilvani.
"Sekretari i përgjithshëm (Antonio Guteresh) e dënon ahpër këtë akt të dhunës politike. Ai i dërgon dëshirat e tij më të mira presidentit Tramç për rikuperim të shpejtë", deklaroi zëdhënësi i shefit të KB-së.
Presidenti i Francës, Emanuel Makron, tentimin për atentat ndaj ZTrampit e vlerësoi si "dramë për dmeokracitë tona" dhe i dëshiroi rikuperim të shpejtë ish-presidentit amerikan.
"Franca e ndan tronditjen dhe mllefin me popullin amerikan", theksoi Emanuel Makron.
Ndërsa kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni shprehi solidaritet me Trampin dhe bëri thirrje dialogu dhe përgjegjëia të mbisujdojnë ndaj urrejtjes dhe dhunës.
Kryeministri britanik, Kir Starmer deklaroi se është i tmerruar nga skenat tronditëse në tubimin e Trampit në Pensilvani, me ç'rast ish-presidenti amerikan u plagos në vesin e djathtë.
Dhuna politike në cilën do formë nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi", shkroi Stramer në X.
Presidenti i Argjentinës, Havier, edhe për tentimin për atentat ndaj Trampit e akuzoi "të majtën ndërkombëtare" dhe "ideologjinë e saj të tmerrshme".
Tentimin për atentat e dënoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke cekur se duhet "të ndlaojë marrëzia e urrejtjes që po përhapet në botë".
Edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq e dënoi tentimin për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, duke cekur se dhuna politike ështël rreziku më i madh për demokracinë. ab/
Fitо: ЕPА