• e premte, 20 dhjetor 2024

Berbok do të arrijë në Dakar për vizitë dyditëshe në Senegal dhe Bregun e Fildishtë

Berbok do të arrijë në Dakar për vizitë dyditëshe në Senegal dhe Bregun e Fildishtë

Berlin, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, e cila sot do ta vizitojë Afrikën Perëndimore, shpreson se do ta zgjerojë bashkëpunimin me Senegalin dhe Bregun e Fildishtë në mënyrë që të parandalohet përhapja e destabilitetit që për momentin e ka goditur Sahelin në pjesën tjetër të rajonit, lajmëroi DPA.

"Nëse disa vende në Afrikën Perëndimore përfshihen nga destabiliteti, kjo jo vetëm që do të ketë pasoja dramatike për populaltën lokale, por edhe ndikim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë sonë në Evropë", tha ajo para fillimit të vizitës së saj dyditëshe në rajon.

Berbok e ceki Senegalin so ndërmjetës të rëndësishëm në rajon. 

Senegali dhe Bregu i Fildishtë, të cilat janë mes demorkacive të rralla të mbetura në Afrikën Perëndimore, konsiderohen si dy nga partnerët më të rëndësishëm të Evropës në kohën kur shumica e vendeve po kthehen nga Rusia, vërejti DPA.

Vizita e berbokit vjen në valën e destabilitetit në Sahel, të cilin disa vëzhgues e quajnë Rripi për grusht shtet, pas grusht shteteve në Mali, çad, Guine, Sudan, Burkina Faso, Niger dhe Gabon prej vitit 2020.

Përderisa shumë nga qeveritë e reja ushtarake i ndërprenë m,arrëdhëniet me BE-në, u tërhoqën bga Komuniteti ekonomik i shteteve perëndimoro-afrikane (EKOVAS) dhe kërkuan mbështetje nga forcat ruse, Senegali dhe Bregu i Fildishtë i ruajtën marrëdhëniet e tyre me Perëndimin.

Gjatë vizitës, ministrja gjermane do të tkaohet me kolegun e saj senegalez, Jasin Fal dhe me presidentin e sapozgjedhur Basiru Diomaje Faje në Dakar. Emigracioni dhe burimet riprtëritëse të energjisë me siguri do të jenë dy nga temat kryesore të bisedës, ndërsa përfaqësuesit afaristë gjermanë do ta shoqërojnë ministren Berbok gjatë vizitës, vërejti DPA. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR