• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën nëntë persona janë vrarë në sulmin në kryeqytetin e Somalisë

Të paktën nëntë persona janë vrarë në sulmin në kryeqytetin e Somalisë

Mogadishu, 15 korrik 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve si pasojë e një sulmi me auto-bombë në një kafene në kryeqytetin somalez Mogadishu është të paktën nëntë persona, raportojnë agjencitë e huaja, duke cituar burime nga forcat e sigurisë.

Shpërthimi ndodhi pranë një kafene-restoranti plot me njerëz që po ndiqnin në televizor finalen e kampionatit të futbollit Euro 2024.

"Konfirmuam se të paktën nëntë civilë kanë vdekur, ndërsa  20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi", deklaroi Mohamed Jusuf, përfaqësues i agjencisë kombëtare të sigurisë.

“Pesë persona vdiqën jashtë ndërtesës dhe në rrugën kryesore, duke përfshirë shoferë të automjeteve që kalonin nëpër zonë, ndërsa katër persona të tjerë vdiqën brenda kafenesë”,deklaroi Mohamed Salad, zyrtar i policisë somaleze.

Shifrat e mëparshme ishin për pesë të vdekur.

"Auto-bombë shpërtheu sonte përpara restorantit "Top Kofi"... e vendosur nga terroristët," raportoi mbrëmë agjencia kombëtare e lajmeve Sona, duke përdorur një term të përdorur nga autoritetet për grupin radikal islamik al-Shabab.

Të dëbuar nga kryeqyteti në vitin 2011-2012, grupet e lidhura me Al-Kaedën luftuan kundër qeverisë qendrore në Mogadishu, por ruajtën kontrollin e zonave të mëdha të qendrës dhe jugut të vendit, nga ku filluan sulmet. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR