• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidentët e SHBA-së të cilët ishin viktima të atentateve

Presidentët e SHBA-së të cilët ishin viktima të atentateve

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Ndaj disa presidentëve amerikanë dhe kandidatëve presidencial, si dhe ndaj senatorëve, kongresistëve dhe guvernatorëve janë kryer atentate. Katër presidentë të SHBA-së janë vrarë në atentate, dhe po aq numër i njejtë u mbijetuan sulmeve.

Në vitin 1865 Linkoln u vra nga Xhon Uillks But, aktor i njohur dhe ssimpatizues i Konfederatës, përderisa presidenti i atëhershëm e shikonte shfaqjen "Kushëriri ynë amerikan" në Teatrin e Fordit në Uashington. Sulmi i Butit ndodhi vetëm dissa ditë pas dorëzimit të forcave të Konfederatës në Luftën civile. But ishte pjesë e një komploti të madh i cili përfshinte tentim për atentat edhe ndaj nënpresidentit, Endrju Xhonson dhe sekretarit të Shtetit, Uilliam Sivord.

Garfilld Xhejmss Abram Garfilld është presidenti i dytë i SHBA-së që u vra. Më 2 korrik të vitit 1881, përderisa shëtiste me gruan e tij nëpër rrugët e Uashingtonit, Garfilld u qëllua nga Çarlls XH. Gito, ithtar i flaktë i fraksionit Të pathyeshmit. Garfilld ndërroi jetë dy muaj pas atentatit nga mjekimi joprofesional. Ai në funksion ishte vetëm gjashtë muaj e pesë ditë.

Presidenti Mekkinli u vra më 5 shtatortë vitit 1901 nga anarkisti Lav Çolgoss në Bafallo, Nju-Jirk. Ai u qëllua në shpatull dhe në stomak, ndërkaq iu nënshtrua plagëve nëntë ditë pas atentatit.

Presidenti Kenedi u vra në Dallas të Teksasit, derisa ishte në makinën e karvanit presidencial. Kenedi u vra nga Li Harvi Osvalld. Komisioni i Uorenit, i cili e hetoi vrasjen, në vitin 1964 konstatoi se Osvalld, ish-marins, i cili jetonte në Bashkimin sovjetik, ka vepruar i pavarur.

Ish-presidentë të SHBA-së të cilët u mbijetuan atentateve janë Teodor Ruzvellt, Xhorxh Uollas, Xheralld Ford dhe Ronald Regan.

Në vitin 1912 Ruzvellt, si ish-president kur u qëllua në Milluoki, Viskonsin. Plumbi, i cili i mbeti në krahëror deri në fund të jetës, kishte ngecur në fletët e mbështjellura të fjalimit 50-faqeshs dhe kutisë së çeliktë të syzeve në xhepin e këmishës. Edhe përkundër asaj që ishte qëlluar, Ruzvellt vendosi ta mbajë fjalimin e planifikuar. Përderisa në vitin 1933 sis president i sapozgjedhur, Ruzvellt ihste cak i tentimit për atentat në Majami, Florida. Ai nuk u lëndua, por në slm u vra prefekti i Çikagos, Anton Çermak.

Uollas në vitin 1972 u qëllua katër herë përderisa zhvillonte fushatë për nominimin presidencial demokratik. Të shtënat ndodhën në qendrën tregtare në Lorel, Merilend. Ai përjetësisht i paralizuar.

Në shtator të vitit 1975 në afat prej 17 ditëve, presidenti Xheralld Ford ishte viktimë e dy tentimeve për atentat në Kaliforni. Ai gjatë dy sulmeve mbeti i palënduar.

Përderisa presidenti Ronald Regan u qëllua në vitin 1981 pasi që u largua nga ngjarja në hotelin Hillton në Uashington. I plagosur rëndë, në spital kaloi 12 ditë. Sulmuesi ishte Xhon Hinkli Xhunior u lirua nga burgu në vitin 2022.

Në vitin 2011 një burrë nga Ajdaho qëlloi në drejtim të Shtëpisë së Bardhë. Ai është akuzuar për atentat ndaj presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Barak Obama.

Më 13 korrik, gjatë tubimit parazgjedhor në Batler, Pensislvani, u qëllua ndaj ish-presidentit Donald Tramp, me ç'rast ai u lëndua në veshin e djathtë. ab/

Fotо: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR