Hamasi tërhiqet nga bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës
- Një zyrtar i lartë anoinim i Hamasit ka deklaruar se organizata palestineze ka vendosur të tërhiqet nga negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
Gaza, 14 korrik 2024 (MIA) - Një zyrtar i lartë anoinim i Hamasit ka deklaruar se organizata palestineze ka vendosur të tërhiqet nga negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
"Lideri i krahut politik të Hamasit, Ismail Hanija, në një sërë telefonatash informoi ndërmjetësuesit dhe aktorët rajonalë për vendimin e Hamasit për të ndërprerë negociatat për shkak të mendjelehtësisë së okupatorit (Izraelit) dhe masakrës së civilëve të paarmatosur", theksoi përfaqësuesi i paidentifikuar.
Ndërkohë, udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit, Muhamed Deif, tha se njehet mirë pavarësisht përpjekjeve izraelite për ta vrarë atë në një sulm ajror.
Ushtria izraelite nisi një ofensivë të madhe dje, e cila përfshinte sulme të shumta radhazi në një bastion të Hamasit në Gazën jugore, në një përpjekje për të vrarë Deifin.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 90 persona janë vrarë në sulmin izraelit në Kan Junis, ndërsa rreth 300 janë plagosur.
Izraeli njoftoi se komandanti ushtarak i Hamasit Deif ishte objektivi i sulmit. Megjithatë, Hamasi hodhi poshtë pretendimin se Deif ishte në zonë. mb/
Foto: MIA