• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini pas bisedës me Trampin: Jemi të gatshëm të punojmë në memorandumin me Ukrainën, duke përfshirë edhe armëpushimin (PLT)

Putini pas bisedës me Trampin: Jemi të gatshëm të punojmë në memorandumin me Ukrainën, duke përfshirë edhe armëpushimin (PLT)

Moskë, 19 maj 2025 (MIA) - U dakurduam me presidentin e SHBA-së se Rusia do të propozojë dhe është e gatshme të bashkëpunojë me palën ukrainase për memorandum në lidhje me marrëveshje paqesore në të ardhmen, me definimin e numrit të madh të pozitave, siç janë, për shembull, parimet e zgjidhjes, korniza kohore e marrëveshjes së mundshme paqesore e kështu me radhë, duke përfshirë armëpushim të mundshëm për një periudhë të caktuar nëse arrihen marrëveshje relevante, deklaroi presidenti rus, Vlladimir Putin në reagimin e tij të parë pas bisedës telefonike dyorëshe me homologun e tij amerikan, Donald Tramp, raportuan mediat ruse.

Presidenti rus theksoi se nevojitet që Rusia dhe Ukraina të gjejnë kompromise që do të ishin të kënaqshme për të gjitha palët.

"Pyetja është, gjithsesi, nëse palët ruse dhe ukrainase do të tregojnë dëshirë maksimale për paqe dhe do të gjejnë kompromise që u përgjigjen të gjitha palëve", u tha kreu i shtetit gazetarëve në Soçi, prej ku zhvilloi bisedën.

Putin tha se "qëndrimi i Rusisë është i qartë".

"Puna kryesore për ne është të eliminojmë shkaqet rrënjësore të kësaj krize", tha Putin.

Ai shtoi se “në bisedën, Tramp shprehu qëndrimin e tij për ndërprerjen e armiqësive në Ukrainë”.

"Rusia mbështet zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Nga ana ime, unë përmenda gjithashtu në bisedë se Rusia gjithashtu mbështet zgjidhje paqësore të krizës ukrainase", tha Putini.

Për të, biseda telefonike me presidentin amerikan ishte e rëndësishme, e sinqertë dhe shumë e dobishme.

"Dua të theksoj se biseda ishte shumë informative dhe shumë e sinqertë. Dhe në përgjithësi, sipas mendimit tim, shumë e dobishme në këtë drejtim", tha presidenti rus.

Ai shtoi se kontaktet midis pjesëmarrësve në takim dhe negociatave në Stamboll kanë vazhduar dhe kjo jep "arsye për të besuar se, në përgjithësi, jemi në rrugën e duhur". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR