• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enriko Barduani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enriko Barduani

Prishtinë, 19 maj 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enriko Barduani, në kuadër të takimeve të rregullta për bashkëpunimin strategjik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.

Siç njofton Kabineti i presodentes, Osmani potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.

Më tej, presidentja e Kosovës vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.

Osmani dhe komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR