Izraeli lejoi hyrjen e kamionëve me ushqim për foshnja në Gazë, njoftoi MPJ izraelite
- – Izraeli sot lejoi hyrjen e kamionëve me ushqim për foshnja në Gazë, njoftoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme, pas paralajmërimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu se do të lejohet hyrje e sasisë së vogël të ndihmës pas bllokadës dymujore.
- Post By Fitore Curri
- 18:08, 19 maj, 2025
Jerusalem, 19 maj 2025 (MIA) – Izraeli sot lejoi hyrjen e kamionëve me ushqim për foshnja në Gazë, njoftoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme, pas paralajmërimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu se do të lejohet hyrje e sasisë së vogël të ndihmës pas bllokadës dymujore.
“Sot, Izraeli e lehtësoi hyrjen e kamionëve me ushqim për foshnja në Gazë. Në ditët e ardhshme, Izraeli do ta lehtësojë hyrjen e dhjetëra kamionëve me ndihmë”, tha Deden Bar-Tal, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, në konferencë për media në Jerusalem.
Në pyetjen e gazetarëve sa kamionë hynë, zëdhënësi i ministrisë tha se duhet të kontrollohet me Kogat, organi i Ministrisë së Mbrojtjes i cili i mbikëqyr operacionet civile në Gazë dhe Bregun Perëndimor të okupuar. Ai shtoi se ideja është që të dërgohen një numër i madh i kamionëve në ditët e ardhshme.
Me javë të tëra, agjencitë e KB-së dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare me seli në Gazë informojnë për mungesë të ushqimit, ujit për pije, karburante dhe ilaçe në atë territor palestinez, e cila është në luftë më shumë se 19 muaj.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot paralajmëroi për rrezikun e rritur nga uria në Rripin e Gazës, ku, sipas tij, dy milionë njerëz tashmë janë në uri.
Nën presion nga jashtë për shkak të bllokadës që i fut në uri palestinezët në Gazë, Izraeli dje kumtoi se do të lejojë vazhdimin e kufizuar të ndihmës humanitare, me fillimin njëkohësisht të operacioneve të mëdha tokësore në Gazë.
Vendimi që të lejohet hyrje e ndihmës në territorin palestinez, më shumë se dy muaj pasi Izraeli vendosi bllokadë në Gazë më 2 mars, është “i vështirë, por i nevojshëm”, sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s