Autostradat kryesore në Izrael mbyllën për shkak të protestave me të cilat kërkohet përfundimi i luftës në Gazë
- Rrugët kryesore në Izrael sot u mbyllën për shkak të një proteste në të cilën qytetarët kërkojnë lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:59, 26 gusht, 2025
Tel Aviv, 26 korrik 2025 (MIA) - Rrugët kryesore në Izrael sot u mbyllën për shkak të një proteste në të cilën qytetarët kërkojnë lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.
"Tajms of Izrael" raportoi se një autostradë në veri të Tel Avivit sot u mbyll për trafik pasi protestuesit ndezën një zjarr në mes të rrugës, dhe pjesë të një autostrade tjetër që lidh qytetin dhe Jerusalemin u mbyllën.

Autoritetet izraelite besojnë se në Gazë ka 20 pengje, si dhe trupat e 30 të vdekurve, ndërsa autoritetet palestineze thonë se më shumë se 62.000 njerëz janë vrarë në enklavë që nga tetori i vitit 2023.