• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet në Jemen paralajmërojnë për krizën shëndetësore shkaku i mungesës së financave nga jashtë

Autoritetet në Jemen paralajmërojnë për krizën shëndetësore shkaku i mungesës së financave nga jashtë

Aden, 5 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e Jemenit ka lëshuar paralajmërim zyrtar për një fatkeqësi potenciale humanitare pasi shkurtimi i konsiderueshëm i financimit ndërkombëtar për vendin kërcënon funksionimin e objekteve kryesore mjekësore lokale.

Mbyllja e më shumë se 1.000 objekteve kryesore shëndetësore për shkak të reduktimit të financimit ndërkombëtar mund të rrezikojë jetën e 500.000 grave në vendin arab të shkatërruar nga lufta, thuhet në komunikatën zyrtare.

Kryeministri i Jemenit, Ahmad Avad Bin Mubarak dje thirri mbledhje të qeverisë në nivel të lartë në portin jugor të Adenit për t'u marrë me krizën. Gjatë takimit ai kërkoi formimin e një komisioni qeveritar për hartimin e një plani strategjik për vlerësimin e nevojave të sektorit shëndetësor dhe përcaktimin e ndërhyrjeve të nevojshme ndërkombëtare.

Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtar dhe rajonal që të rinovojnë "mbështetjen e tyre vitale dhe të vazhdueshme" për shërbimet shëndetësore për të shmangur fatkeqësinë e mundshme humanitare. Mungesa e mjeteve financiare kërcënon të privojë 600.000 fëmijë nga vaksinat bazë dhe shërbimet shëndetësore, ndërsa dobëson aftësinë e vendit për të luftuar epidemitë, thuhet në raportin e prezantuar nga ministri i Shëndetësisë së Jemenit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 46 për qind e objekteve shëndetësore të Jemenit janë vetëm pjesërisht funksionale ose plotësisht jo funksionale për shkak të mungesës së personelit, fondeve, energjisë elektrike, ilaçeve dhe pajisjeve.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR