• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Autoritetet amerikane e kanë konfirmuar vdekjen e dytë të një fëmije nga fruthi

Autoritetet amerikane e kanë konfirmuar vdekjen e dytë të një fëmije nga fruthi

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Autoritetet amerikane shëndetësore dje e kanë konfirmuar vdekjen e dytë të një fëmije nga fruthi nga fillimi i vitit.

"Fëmija i moshës shkollore, i cili rezultoi pozitiv për linë, u shtrua në spital në Labok dhe vdiq të enjten nga ajo që mjekët e fëmijës e përshkruan si dështim pulmonar nga fruthi", thanë zyrtarët shëndetësorë të Teksasit në një komunikatë.

Fëmija nuk ishte i vaksinuar dhe nuk u raportuan kushte të tjera, njoftoi DPA.

Lija është një nga sëmundjet më ngjitëse dhe mund të jetë e rrezikshme për jetë në raste ekstreme.

Transmetohet kryesisht përmes fluskave dhe aerosoleve, të cilat lëshohen kur njerëzit kolliten dhe teshtijnë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR