• e martë, 19 nëntor 2024

Arsovska: Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së shtatë muaj e bllokojnë Këshillin dhe nuk e votojnë programin për pastërti publike

Arsovska: Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së shtatë muaj e bllokojnë Këshillin dhe nuk e votojnë programin për pastërti publike

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, sot, në konferencën për shtyp, i akuzoi këshilltarët nga radhët e partisë qeveritare për bllokadën në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ndërsa përgjegjësia për problemet me të cilat përballet Qyteti tha se duhet të kërkohet te ata. Këshillitarët e Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Arsovska thotë se bllokojnë plane për punë pa të cilat ndërmarrjet jo vetëm që nuk munden, por edhe nuk kanë të drejtë të punojnë.

Kryetarja theksoi se në takimin e djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski propozuan zgjidhje për problemet me të cilat përballet Qyteti i Shkupit, por siç tha, takimi i ngjan një "cirku politik për marrjen e pikëve politike".

Ajo theksoi se në takim, mes tjerash, ka propozuar të konvokojë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit në Qytetin e Shkupit, ku këshilltarët do ta votonin programin për punë në NP Higjiena Komunale dhe programin për pastërti publike, për të cilën, thotë, tashmë shtatë muaj këshilltarët e partisë në pushtet nuk e votojnë.

"Prezantuam zjgidhje për tejkalimin e bllokadave në Këshillin e Qytetit të Shkupit, bllokada të cilat i krijojnë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët tre vjet i mbajnë peng shkupjanët në lidhje me atë që nuk i implementojnë politikat të cilat janë të domosdoshme për bashkëqytetarët tanë. Propozuam një seancë të jashtëzakonshme ku këshilltarët do ta votojnë programin për punë të NP Higjiena Komunale dhe për pastërti publike, të cilën, për fat të keq, shtatë muaj me radhë nuk e miratojnë.  Programet për punë zakonisht miratohen në fund të vitit ose në fillim të vitit, ndërsa ne jemi në gjysmën e dytë të vitit dhe ky program për pastërtinë publike ende nuk është miratuar", thotë Arsovska.

Kryetarja shtoi se në takim ka propozuar edhe plan për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjik, sipas të cilit këshilltarët do të formonin komision për furnizim të autobusëve të rinj dhe do ta zbatonin gjithë furnizimin.

"Propozuam edhe plan për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjik dhe atë propozuam që këshilltarët të formojnë një komision për furnizimin e këtyre autobusëve të rinj dhe ta zbatojnë gjithë furnizmin, unë vetëm ta nënshkruaj. Kjo nuk është asgjë e re, kjo është ofruar dy vjet me radhë në çdo seancë, para çdo seance. Kërkuam Qeveria ta paguajë borxhin prej 8 milionë eurove ndaj NQP-së për transportin publik të studentëve, i cili nga viti 2021 e këndej nuk paguhet, për të cilën morëm përgjigje se do të paguhet pas ribalancit me tërheqjen e mjeteve për ndërtimin e bulevardit të ri në Vizbeg, që e konsiderojmë si shantazh në dëm të qytetarëve, ndërsa jo për marrëdhënie të partneritetit dhe ofrim të zgjidhjeve", tha Arsovska.

E pyetur nëse sërish do ta kërkojë besimin e shkupjanëve, Arsovska thotë se nuk ka aspirata politike, ndërsa në shumë pyetje në lidhje me jofunksionalitetin e ndërmarrjeve publike, kryetarja u përgjigj se kjo i detyrohet mospajtimeve të programit për punë nga ana e Këshillit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR