• e shtunë, 19 tetor 2024

Arsllani nga BDI: "VLEN" pa hamendje po shkatërron gjithçka që u arrit me vështirësi të madhe në shëndetësi

Arsllani nga BDI:

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Armend Arsllani, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në konferencën e sotme për shtyp akuzoi se "VLEN"-i për 100 ditë i kanë rrënuar dhe vazhdojnë të rrënojnë gjithçka që u arrit në shëndetësi.

"Ne me mund dhe sakrifice arritëm fillimishtë të krijojmë kuadër shëndetësorë të të gjitha niveleve ( teknik/motra medicinale, specijalist, doktorë shkence, professor universitar), nga mundi i Shqiptarëve  ata gjetën shëndetësi me përfaqsim në të gjitha nivelet, udhëheqës në shumë institucione shëndetësore, kuadro të dëshmuar ndërkombëtarisht", tha ai.

Arllani thekoi e deria BDI ihte në pushtet, shqiptarët kryesonin me mbi 50 institucione shëndetësore, ndërkaq, siç tha, sot në Qendrën klinike "Nëna Terezë" - Shkup nga 34 klinika unoversitare, vetëm tre klinika udhëhiqen nga drejtorë m jekësorë shqiptarë.

"Kjo nënçmon kapacitetin e mbi 100 specijalistëve shqipëtarë që janë dëshmuar për kapacitet profesionale në dhënjen e shërbimeve shëndetësore si dhe edukimin e kuadrove të reja, kuadro të deshmuar edhe ne arenën ndërkombëtare me punime shkencore, implementin të metodave të reja në sfera të ndryshme të mjeksisë. Sot ky aset kombëtar nuk e meriton nënçmimin që e sollët në 100 ditë qeverisje. Kur vendet tona fqinje hapërojnë në implemnetimin e teknologjive inovative, teknologjisë robotike, intelegjencës artificiale, ne për 100 ditë qeverisje ballafaqohemi me deshqiptarizimin e Institucioneve shëndetësore", tha ai. 

Arsllani potencoi se BDI propozon urgjentisht minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari ta tërheqë vendimin për ndërprerje të të gjitha konkurseve të shpallura për punësim të 1117 punonjësve shëdnetësorë, vendim i cili ishte miratuar nga Qeveria e kaluar, gjithashtu e promovuar si arritje e ish-ministrit të Shëndetësisë, Famtir Mexhiti.

"Gjithashtu, propozojmë që mjetet e ‘kursyera’ nga shkarkimi i drejtoreve organizativ t'i parashikon për punësimin e të gjithë specijalizantëve privat. Të respektohet Marrëveshja kolektive për rritje të pagave. Ministri i Shëndetësisë të azhurohet me informatat reth programeve strategjike, planeve strategjike për shëndetësi egzistuese të cilët janë të aprovuar edhe nga komisionet europine. Të mos formoj komisione të panevojshme për të joshur dhe për ti ulur zërat e pakënaqur", tha Arsllani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për të komentuar vdekjen e foshnjës 14-muajshe, Arsllani theksoi se institucionet kompetente duhet t'i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për ndriçimin e këtij rasti. Potencoi se për shkaqe morale, personat përgjegjës duhet të japin dorëheqje. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR