• e diel, 22 dhjetor 2024

Kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Strugës për emërim të kundërligjshëm të drejtorit të shkollës

Kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Strugës për emërim të kundërligjshëm të drejtorit të shkollës

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Kundër kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko është ngritur kallëzim penal nga DPB Strugë sepse para tre viteve, në kundërshtim me ligjin, ka emëruar u.d. drejtor në shkollën e komunës që e udhëheq.

Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzimi penal është ngritur kundër R.M. (67) nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "punë joadekuate në shërbim".

"Më 17.01.2022, në përbërjen e kryetarit të komunës së Strugës, ai në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhje dhe emërim të u.d. drejtor të shkollës në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e ka ditur se kandidatja që e ka emëruar, nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e Ligjit për arsimin fillor, nuk e ka kaluar provimin për drejtor në afatin e konfirmuar ligjor dhe nuk ka poseduar certifikatë adekuate për njohjen e gjuhës angleze", informon MPB në buletinin ditor.

Edhe krahas asaj që nuk i ka plotësuar kushtet për funksionin, i denoncuari, thekson MPB, "i ka mundësuar të marrë vendim dhe në mënyrë të kundërligjshme të marrë interes në para në vlerë prej 1.390.536 denarë për kryerjen e detyrave të punës si u.d. drejtor dhe si drejtor të shkollës". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR