Në polici është ftuar një banor i Treboshit i dyshuar se e ka kërcënuar kryetarin Kasami
- Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami.
- Post By Melahat Baftija
- 17:21, 18 tetor, 2024

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami.
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale "rrezikim të sigurisë".
Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici. mb/