Në Myftininë e Dibrës, për Bajramin e Ramazanit janë grumbulluar mbi 2,4 milionë denarë të kontribute vullnetare
- – Me rastin e festës së madhe myslimane Bajrami i Ramazanit, në myftininë e Dibrës janë grumbulluar mbi 2,4 milionë denarë të kontribute vullnetare nga besimtarët, banorë rezidentë, si dhe nga ata të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
- Post By Fitore Curri
- 12:07, 15 prill, 2026
Dibër, 15 prill 2026 (MIA) – Me rastin e festës së madhe myslimane Bajrami i Ramazanit, në myftininë e Dibrës janë grumbulluar mbi 2,4 milionë denarë të kontribute vullnetare nga besimtarët, banorë rezidentë, si dhe nga ata të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
“Për festën, nga besimtarët u mblodhën gjithsej 2.415.500 denarë në kontribute vullnetare, gjë që flet qartë për besimin, përkushtimin dhe pjekurinë fetare të besimtarëve tanë. Këtë vit po shënojmë rritje të konsiderueshme, e cila pasqyron jo vetëm ndjenjën e përgjegjësisë kolektive, por edhe forcën e institucioneve tona kur ato udhëhiqen me transparencë, vizion dhe integritet”, deklaroi për MIA-n Orhan Zengo, sekretar i Myftinisë.
Përqindja më e madhe e mjeteve të mbledhura është në Dibër, 859.200 denarë, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh numrin e banorëve, pastaj në fshatrat Trebishtë 350 mijë, Mogorcë 261.400, Skudrinjë 226.600, Rostushë 164.400, Velebërdë 152.900, ndërsa në fshatrat e mbetura shuma arrin deri në 93 mijë denarë. Një pasqyrë e përgjithshme e mjeteve të mbledhura u publikua edhe sot nga myftinia në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk.

“Këto shifra janë shumë më tepër sesa rezultate financiare. Ato janë tregues i gjallë i besimit të vazhdueshëm të qytetarëve në punën dhe seriozitetin e Myftinisë së Dibrës, si dhe motivim për të vazhduar me përkushtim në rrugën e shërbimit ndaj besimit, besimtarëve dhe mirëqenies së përbashkët. Falënderojmë të gjithë imamët, këshillat e xhamive dhe besimtarët nga Myftinia e Dibrës dhe në diasporë për kontributin e tyre”, shtoi Zengo.
Myftinia e Dibrës i përfshin komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe rajonin e Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë. fc/
Foto: MIA