MPB dhe TAV Maqedoni: U mbajt me sukses stërvitja "Horizonti i sigurt 2026" - u testua gatishmëria për përgjigje ndaj kanosjeve të ndërlikuara për sigurinë
- Diversimi me mjet të improvizuar shpërthyes në zonën VIP dhe sulm i koordinuar terrorist me krizë pengjesh në ndërtesën e terminalit, sot ishin pjesë e stërvitjes simuluese "Horizonti i sigurt 2026 - kërcënim i dyfishtë", që u realizua në aeroportin "Shën apostoli Pal" në Ohër. Stërvitjen e organizoi Sektori për punë policore me kompetenca të përgjithshme pranë Burosë për siguri publike, në bashkëpunim me TAV Maqedoni.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:35, 18 prill, 2026
Shkup, 18 prill 2026 (MIA) - Diversimi me mjet të improvizuar shpërthyes në zonën VIP dhe sulm i koordinuar terrorist me krizë pengjesh në ndërtesën e terminalit, sot ishin pjesë e stërvitjes simuluese "Horizonti i sigurt 2026 - kërcënim i dyfishtë", që u realizua në aeroportin "Shën apostoli Pal" në Ohër. Stërvitjen e organizoi Sektori për punë policore me kompetenca të përgjithshme pranë Burosë për siguri publike, në bashkëpunim me TAV Maqedoni.
Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, në ngjarje morën pjesë drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për operacione i TAV Maqedoni, Pero Lupevski, si dhe përfaqësues të disa institucioneve të përfshira në sistemin e sigurisë dhe menaxhimin me gjendjet e krizës.

Në kumtesën e MPB-së theksohet se stërvitja simuluese u zhvillua në përputhje me Planin nacional për veprim në situata të jashtëzakonshme të shkaktuara nga veprime të paligjshme kundër sigurisë së aviacionit civil. Qëllimi ishte të testohej përgatitja dhe koordinimi i shërbimeve kompetente në përballimin e kërcënimeve komplekse të sigurisë. Skenari përfshinte aktivizimin e një shtabi krize, angazhimin e sinkronizuar të njësive speciale, evakuimin, negociatat, neutralizimin e autorëve, si dhe ndërhyrjen mjekësore dhe stabilizim të situatës.
Drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev theksoi se stërvitjet e këtilla janë me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin e sigurisë.
"Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi gjithëpërfshirës i sistemit për përgjigje në kushte të kërcënimeve rë ndërlikuara të sigurisë, përmes simulimit të skenarëve realë. Përmes aktiviteteve të tilla, ne kontrollojmë gatishmërinë operative të oficerëve të policisë, aftësinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efikas, si dhe nivelin e koordinimit dhe komunikimit midis të gjitha subjekteve të përfshira", potencoi Janev.
Zëvendësdrejtori i përgjithshlm për operacione në TAV Maqedoni, Pero Lupevski theksoi se siguria e udhëtarëve dhe personelit është prioritet i lartë.
"Stërvitja simuluese e sotme në Aeroportin "Shën apostoli Pal" e konfirmoi gatishmërinë e lartë të shërbimeve të sigurisë të TAV Maqedoni dhe koordinimin e shkëlqyer me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përmes stërvitjeve të këtilla, ne e forcojmë aftësinë për të reaguar shpejt dhe me efikasitet në kushte të sfidave të ndërlikuara të sigurisë", deklaroi Lupevski.

Me realizimin e stërvitjes u testuan kapacitetet për reagim të shpejtë, koordinimi dhe komunikimi ndërinstitucional, si dhe aftësia për menaxhim efikas me situata të krizës, me theks të veçantë në mbrojtjen e udhëtarëve, personelit dhe infrastrukturës së aeroportit. ab/
foto: МВР